Flash News

KRYESORE

Sinan Hoxha tregon arsyen pse e mori Andrrën nuse me helikopter: Na ka rënë më lirë

Sinan Hoxha tregon arsyen pse e mori Andrrën nuse me helikopter: Na ka

I ftuar në "Kurthin e  Piter Pan", Sinan Hoxha ka treguar shumë për jetën e tij profesionale por edhe personale. Shumë prej pyetjeve të fëmijëve ishin të fokusuara tek marrëdhënia e tij me Andrrën.

Fëmijët u ndaluan dhe tek marrja e nuses me helikopter. Kujtojmë se kur Sinani dhe Andrra u martuan, këngëtari e ka marrë bukuroshen shqiptare nga Maqedonia me helikopter.

"Në fakt është bërë pak legjendë puna e marrjes së nuses time në helikopter. Nuk ka të bëjë fare me ato që janë aluduar lart e poshtë. Është marrë vetëm për efekt kohë. Pasi Andrra është bërë nuse në Kumanovë të Maqedonisë dhe duhej 8 orë të shkoje e 8 orë të vije dhe unë nuk mund të kapja në darkë banketin. Për efekt kohe dhe ka kushtuar shumë më pak sesa ç`mund të kushtonte me makina,"- tha ai.

Të fundit