Flash News

KRYESORE

Sinéad O’Connor “zhduket” pas videos drithëruese

Sinéad O’Connor “zhduket” pas videos drithëruese

Sinéad O’Connor vetëm disa ditë pas regjistrimit dhe postimit të videos drithëruese ku thoshte se do të kryente vetëvrasje, mendohet të jetë duke marrë shërbimin e duhur mjeksor.

Menjëherë pas publikimit të videos departamenti i Policisë së Jugut është thirrur në motelin Travelodge në New Jeresy. Edhe pse policia arriti menjëherë në vendngjarje këngëtarja nuk ishte aty, ajo është zhdukur dhe policia nuk ka mundur të kontaktojë me të.

Megjithatë sipas mediave vendase bëhet e ditur se O’Connor është duke marrë shërbimin mjekësor në një spital psikiatrik. Në raportin e policisë thuhet se dy persona u panë duke folur me këngëtare rreth kontrollit psikiatrik. Video 12 minutshe e publikuar nga ajo tregon se këngëtarja është shumë keq dhe se ka vetëm një njeri në jetën e saj dhe ai është psikiatri i saj. Ajo gjithashtu tha se e bëri videon për të tjerët që janë të sëmurë mendërisht.

Të fundit