Flash News

KRYESORE

Sinjalet që Basha u dërgoi ndërkombëtarëve nga protesta e opozitës

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptarëve nga protesta e opozitës të besojnë tek vetja e tyre për t’ia dalë në misionin e vështirë për liri dhe demokraci. Me këtë rast, Basha i dërgoi një mesazh edhe faktorit ndërkombëtar se shpëtimi i Shqipërisë nuk vjen nga jashtë.

Mesazhet e tij:

  • Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën;
  • Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët;
  • Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë;
  • Zgjidhja nuk do vijë me magji;
  • Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët;
  • Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve;
  • Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona.

Tubimi i opozites para kryeministrise zgjati 2 ore, pa asnje incident. Ne qender te fjalimit te Bashes ishte bojkoti qe i bene qytetaret shqiptarë votimeve te 30 qershorit duke u zotuar se nuk do te beje asnje marreveshje me Edi Ramen..

Ne tubim ishin mijera mbeshtetes nga i gjithe vendi, duke perfshire edhe te moshuar, femije dhe qytetare pa tesera partishe politike.

Të fundit