Flash News

KRYESORE

Sinoptikanët lajmërojnë valën e nxehtë të gushtit, datat kur do të ketë rritje temperaturash

Sinoptikanët lajmërojnë valën e nxehtë të gushtit,

Nëse keni planifikuar të bëni pushimet në fillim të gushtit jeni me fat, pasi sinoptikanët parashikojnë rritje të temperaturave të paktën për javën e parë të muajit.

Sipas Meteoalb, periudha 29 korrik-5 gusht do të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018, ndërsa 20 ditëshi tjetër i muajit do jetë pranë vlerave tipike të gushtit.

Fusha termike nga e diela dhe në vijim duke përfshirë edhe javën e parë të muajit gusht, do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit Afrikan të cilat rritin ndjeshëm temperaturat .

Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë 3-ditëshi ku temperaturat të rriten mbi 36°C.

Të fundit