Sipas statusit që keni zgjidhni dhe filmat që do shihni sonte

Shën Valentini është një ditë e shumëpritur (për ata që e pëlqejnë këtë festë). Disa të tjerë as nuk duan t`ja dinë, megjithatë nëse sot dëshironi të shihni filma,  ‘Cosmopolitan’ ka  publikuar një listë me disa filma të cilët duhet t’i shikoni duke u bazuar në statusin romantik që keni aktualisht. Me siguri diku do e gjeni veten.

Jeni zyrtarisht të lidhur!

Pavarësisht se mund të jeni njohura para pak muajsh, nëse ndiheni e qetë për të qarë përpara tij duhet të shikoni “A Walk to Remember”.

Nuk jeni ende të lidhur!

Nëse nuk i keni vënë ende një emër marrëdhënies tuaj duhet të shikoni “Forgetting Sarah Marshall”.

Nëse jeni shokë platonikë me shumë kimi për njëri-tjetrin duhet të shikoni “The Switch”.

Nëse po dilni me dikë që nuk ka ndërmend të lidhet me ju, duhet të shikoni “Pirates of Caribbean”.

Nëse do të shohësh një film e vetme duhet të jetë “Set it Up”