Flash News

KRYESORE

Sistemi shëndetësor, Basha: 1200 euro paga për mjekët, 700 euro për infermierët

Sistemi shëndetësor, Basha: 1200 euro paga për mjekët, 700

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në konferencën rajonale mbi “Sistemet shëndetësore, vizionin dhe sfidat” , mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer me pjesemarrjen e eksperteve gjermane, franceze, shqiptare nga Shqiperia dhe Kosova, foli për sistemin shëndetësor në vendin tonë.

Basha u shpreh se shërbim shëndetësor është i varfër, pa shtretër pa infrastrukturë dhe kërkon një zgjidhje emergjente.  Kryedemokrati tha se në Shqipëri ka PPP korruptive që në thelb është vjedhja, ndërsa përmendi rastin e PPP të sterilizimit.

Basha u zotua se PD do të ketë primare rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët.

“Dua të deklaroj sot nga kjo konferencë e cila do të vazhdojë me tryeza pune vendimin e PD se në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes sonë, se paga minimale për mjekët do të arrijë 1200 euro në muaj, ndërsa për infermierët 700 euro në muaj”, tha Basha teksa prezantoi programin e PD për shëndetësinë.

“Kur deklaruam pagat për mësuesit, shumëkush i konsideroi të pamundur, sot është fakt; po ashtu  infrastrukrura, rruga Durrës-Kukës, heqja e vizave apo Shqipëria në NATO”, u shpreh kryedemokrati ndërsa u zotua më tej se edhe programi në shendetësi do bëhet realitet.

Të fundit