Flash News

KRYESORE

Sistemi VAR pritet të aplikohet edhe në Shqipëri

Sistemi VAR pritet të aplikohet edhe në Shqipëri

Sistemi VAR, i projekuar për të saktësuar punën e arbitrit, shumë shpejt do të aplikohet edhe në futbollin shqiptar.

Sipas “Panorama Sport”, teknologjia e fundit në futbollin europian dhe botëror do të nisë aplikimin në vendin tonë në vitin 2021.

Me ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s, në disa prej stadiumeve shqiptare, pritet që të bëhet instalimi i kësaj teknologjie.

Së fundmi, në Tiranë po punohet për stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në Elbasan dhe Shkodër janë të gatshëm dy impiante për të pritur ndeshje ndërkombëtare, ku edhe me shumë gjasë pritet të bëhen investimet për vendosjen e sistemit të ri të teknologjisë.

VAR është një sistem me të paktën 32 telekamera në të gjitha këndet e stadiumit të vëzhguara nga një staf gjyqtarësh, të cilët i vijnë në ndihmë gjyqtarit për raste specifike gjatë lojës.

Deri më tani rregullorja e VAR-it përcakton ndërhyrjen kur bëhet fjalë për dhënien apo heqjen e një kartoni të kuq të drejtpërdrejtë. Kur bëhet fjalë për anulimin e një goli. Kur bëhet fjalë për pozicion jashtë loje, që shërben për akordimin apo anulimin e një goli. Për rastet e penalltive brenda zonës që nuk janë akorduar nga gjyqtari.

Të fundit