Flash News

KRYESORE

Situata alarmante, shënohet rasti i katërt me koronavirus në SHBA

Situata alarmante, shënohet rasti i katërt me koronavirus në SHBA

Në SHBA autoritetet kanë identifikuar një tjetër person të prekur nga koronavirusi gjë që e çon në katër numrin e amerikanëve të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Dy rastet më të fundit janë identifikuar në Kaliforni dhe janë konfirmuar nga Agjencia e Shëndetit Publik, raporton VOA.

Në Uashington u identifikua rasti i parë, për të cilin personeli i shëndetësisë tha se personi që kishte mbërritur në Siatëll prej Wuhan-it ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të mirë.

Rasti i dytë në SHBA i një personi të prekur nga virusi u raportua në Çikago të premten.

56 është deri tani numri i personave që humbën jetën për shkak të virusit. Ndërkohë 2 mijë të tjerë raportohen të prekur. Koronavirusi është përhapur në rreth 15 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën e Kanadanë.

Sipas një udhëzimi të shpërndarë nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thuhet se njerëzit që kanë pasur kontakt të rastësishëm me pacientët e prekur nga koronavirusi kanë “shumë pak rrezik” të preken prej tij.Organizata Botërore e Shëndetësi tha të enjten se virusi vdekjeprurës nuk përbën ende një emergjencë shëndetësore botërore./VOA

Të fundit