Flash News

KRYESORE

Situata brenda dy spitaleve Covid në Shqipëri

Situata brenda dy spitaleve Covid në Shqipëri

Në përditësimin e fundit të informacioneve për koronavirusin, ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Ministria njofton se në shërbimin Infektiv aktualisht janë të shtruar 32 persona , nga të cilët 5 janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Gjithashtu në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 8 pacientë të shtruar, ku 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare 25 raste të reja me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit.

Për herë të parë që prej shpërthimit të virusit në vend, Tirana nuk regjistroi asnjë rast në 24 orët e fundit.

Të fundit