Flash News

KRYESORE

Situata dramatike, kjo shkollë në rrethin e Kukësit është drejt rrënimit

Pamjet televizive kanë treguar sot një shkollë shqiptare, e cila duket se i kalon limitet e mjerimit.

Sipas Top Channel banorët e fshatit Grykë Çajë, 36 kilometra nga Kukësi, ndihen të harruar nga shteti. Mungesa e infrastrukturës, qendra shëndetësore pa mjek dhe shkolla në rrënim e sipër plotësojnë tablonë e vështirësive të shumta të këtyre banorëve.

Me uljen e temperaturave, situata vështirësohet edhe më shumë, duke çuar në ilozim të zonës, si rrjedhojë edhe mungesë të ushqimeve dhe ikjen e herëpashershme të energjisë.

“Fiks Fare” udhëtoi drejt fshatit Grykë Çajë, ku banorët së bashku prisnin grupin e xhirimit. Ata tregojnë të irrituar harresën që shteti u ka bërë si fshat. Rrugë jo, edhe ajo ekzistuesja në dimër bllokohet nga bora, duke detyruar banorët që të udhëtojnë në këmbë drejt qytetit të Kukësit.

Disa nga foto në këtë shkrim e përshkruajnë qartë këtë gjendje alarmante.

Të fundit