Flash News

KRYESORE

Situata drejt përkeqësimit në Vlorë, Bashkia u kërkon qytetarëve të marrin masa

Vlora është një nga qytetet më të prekura si pasojë e motit të keq të ditës së sotme. Por orët e ardhshme parashikohet të ketë një tjetër përkeqësim të situatës.

Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët që janë në zonën e Dukat-Orikumit dhe kanë banesat afër lumit të Izvorit, të marrin masat për largimin e bagëtive dhe largimin nga banesat pasi reshjet do të vazhdojnë

“Në zonën e Dukat-Orikumit të gjitha familjet të cilat kanë banesat afër lumit te Izvorit, të marrin masat për largimin e bagëtive dhe largimin nga banesat pasi reshjet do të vazhdojnë. Ju lutemi të merrni masat për çdo situatë e pazakontë që mund të shkaktohet nga reshjet dhe sidomos banesat në afërsi të lumit”, thuhet në njoftimin e bashkisë në rrjetin social Facebook.

 

 

 

Të fundit