Flash News

KRYESORE

Situata e COVID në Kosovë, humbin jetën 9 pacientë dhe regjistrohen 129 raste të reja

Situata e COVID në Kosovë, humbin jetën 9 pacientë dhe

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se kanë humbur betejën me COVID, 9 pacientë.

Pas kësaj shifre, numri total i viktimave ka arritur në 410 raste.

Gjithashtu, IKSHPK ka bërë me dije se se nga testimi i 449 mostrave, kanë rezultuar pozitivë me COVID 129 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuave në 11.545.

Të shëruar gjatë 24 orëve janë konfirmuar 152 pacientë. Deri më tani, nga trajtimi që kanë marrë në institucionet shëndetësore janë shëruar 7.343 persona.

Ndërkohë, raste aktive raportohet të jenë aktualisht janë 3.792 raste.

Të fundit