Flash News

KRYESORE

Situata e përmbytjeve, Meta u bënë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë

Situata e përmbytjeve, Meta u bënë thirrje qytetarëve

Në lidhje me përmbytjet në qarqe të ndryshme të Shqipërisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta, është shprehur se është me çdo familje në vështirësi duke ju shprehur solidaritet të plotë.

Meta u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura, policinë dhe Emergjencat Civile për t’ju ardhur në ndihmë kujtdo që është në nevojë.

Ai gjithashtu nuk ka harruar të falënderojë mediet për informimin dhe lehtësimin e komunikimit më banorët në nevojë.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të reshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë.

Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.

Falenderoj mediet për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet.

Të fundit