Flash News

KRYESORE

Situata e rëndë në Shkodër, deputeti demokrat sqaron ‘live’ debatin me Xhaçkën dhe Bushatin

Situata e rëndë në Shkodër, deputeti demokrat sqaron

Deputeti i djathtë Romeo Gurakuqi shprehet i shetësuar për situatën e përmbytjeve në Shkodër, teksa shton se qeveria nuk i ka marrë përgjegjësitë për përmirësimin e situatës.

Gurakuqi në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në "Ora News" ka folur dhe për debatin me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka një ditë më parë.

Sipas Gurakuqit, ata kanë qëndruar vetëm 10 minuta dhe janë larguar, duke mos u njohur me problemet e komunitetit.

“Ishte hera e parë që i shifja në terren. Ne deputetët kemi qenë gjithë kohën në terren. I takuam krejt rastësisht dhe i shprehëm shqetësimin e komuniteteve të përmbytura. Qeveria nuk e ka njohur këtë realitet. 

Është dashur të paktën prej dy javësh të shpallej gjendja e emergjencës së pjesshme civile për ta njohur realitetin. Por qeveria nuk e ka parë, ata sa erdhën aty qëndruan 10 minuta dhe u kthyen. Nuk hynë as në zonën më të përmbytur të Dajçit, që fillon nga kthesa e Dajçit në rrugën Shkodër-Velipojë, ajo ishte pjesa më e dëmtuar, janë sipërfaqe të tëra. I komunikova realitetin dhe i kërkova që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile”, u shpreh ndër të tjera deputeti demokrat.

Më tej ai shton se nuk është një qëndrim i përgjegjshëm që një qeveri prej shqiptarësh të sillet në këtë formë kundër shqiptarëve.

“Pra të mos njohë realitetin, të mos njohjë gjendjen e emergjencës së krijuar. Mbi të gjitha një gjendje emergjence bën që qeveria të jetë më afër qytetarëve, t’i shërbejë atyre, të ketë më shumë forca për të përballuar sidomos përforcimin e argjinaturave dhe mbi të gjitha shpallja e gjendjes së emergjencës do të thotë që të krijohen edhe konditat ligjore për  njohjen e realitetit të përmbytjes dhe të dëmshpërblemimeve”, u shpreh ndër të tjera deputeti demokrat.

Të fundit