Flash News

KRYESORE

Situata e zjarreve, flakët përfshijnë Parkun e Liqenit Artificial

Situata e zjarreve, flakët përfshijnë Parkun e Liqenit Artificial

Sikur të mos mjaftonte që vatrat e zjarrit kanë përfshirë gjithë vendin, mesditën e sotme flakët kanë përfshirë Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Zjarri ka nisur në shkurre, ndërsa ka përfshirë edhe pemët për disa minuta. Vatra e zjarrit është regjistruar rreth orës 14:00, ndërkohë që në zonë kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrëfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Mësohet gjithashtu se policia ka shoqëruar një person të alkoolizuar, pasi dyshohet ka vendosur zjarrin qëllimisht.

Ndërkohë drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme bëri të ditur të sot se rreth 11 vatra zjarri janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në disa qarqe të vendit.

Të fundit