Flash News

KRYESORE

Situata e zjarreve, flakët rrezikojnë një banesë në Patos

Situata e zjarreve, flakët rrezikojnë një banesë në

Vendi vijon të jetë i përfshirë nga flakët, vatra të reja zjarri që regjistrohen janë kthyer në një kërcënim serioz. Së fundmi është regjistruar një vatër zjarri në lagjen Dukas në Patos pasditen e sotme.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se flakët kanë përfshirë një hangarë me barë, ndërsa në afërsi të tij ndodhej edhe një shtëpi e cila është rrezikuar nga zjarri.

Fatmirësisht shtëpia nuk është prekur nga flakët, pasi në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe kanë arritur të shuajnë ato. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por bëhet me dije se u dogjën 6 dynym tokë me shkurre, ferra dhe ullinj.

Të fundit