Flash News

KRYESORE

Situata Greqi-Shqipëri? Bushati: Heqja e ligjit të luftës nuk i bënë pronar çamët

Situata Greqi-Shqipëri? Bushati: Heqja e ligjit të luftës nuk i

 I ftuar në Top Channel, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur për çështjen e varrezave të Greqisë  duke thënë se marrëveshja e 2009 është duke u shqyrtuar për disa elemente garantuese.

“Në 2009 u ra dakord që të ndërtohej varreza e të rënëve grek në Shqipëri pavarësisht se ne nuk e kemi zbatuar. Po e shikojmë me vëmendje këtë çështje që të mos gërmojmë kuturu dhe të dimë se sa është numri i të rënëve, pra duhet të ketë disa elemente garantuese" tha Bushati.

 Ndërsa për çështjen e heqjes së ligjit të luftës, nëse do të ketë ndikim te pronësia e komunitetit çam, Ditmir Bushati shprehet se heqja e ligjit të luftës nuk  prek regjimin pronësor të komunitetit çam.

Të fundit