Flash News

KRYESORE

Situata me koronavirusin/ Meta apelon: Respektoni protokollin

Situata me koronavirusin/ Meta apelon: Respektoni protokollin

Nëpërmjet një dalje të posaçme për mediat, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka apeluar që situata e koronavirusit të përballohet pa panik por me përgjegjshmëri maksimale.

Pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri, Presidenti Meta bëri thirrje për qytetarët që të respektojnë protokollet mjekësore.

“Sot u konfirmuan dy rastet e para të koronavirusit. Duke iu uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin tim me ta, familjarët dhe ekipin mjekësor. Duke vlerësuar angazhimin dhe masat e marra nga institucionet përgjegjëse shtetërore përfshi dhe vendimet e qeverisë, i ftoj qytetarët ta përballojnë me qetësi këtë situatë. Të respektojnë protokollet mjekësore, të ndjekin sugjerimet e institucioneve shtetërore. Nuk ka vend për panik por nuk ka vend për nënvlerësimin më të vogël nga të gjitha institucionet dhe qytetarët. Kërkohet përgjegjshmëri maksimale. Profesionalizëm, përkushtim e transparencë”, u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti shprehu mbështetjen e tij për personalin mjekësor, duke iu bërë thirrje të gjitha institucioneve vendore e qendrore të marrin masa për sigurimin e çdo qytetari, nisjen e trajnimeve të personelit, përcaktimin jo vetëm të karantinave por dhe të pajisjeve dhe të gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve.

Të fundit