Flash News

KRYESORE

Situata me koronavirusin, Meta i kërkon qeverisë marrjen e masave për pasojat ekonomike

Situata me koronavirusin, Meta i kërkon qeverisë marrjen e masave

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh sa i takon pasojave ekonomike që mund të shkaktohen në Shqipëri nga situata e krijuar me koronavirusin.

Në Facebook, Meta shkruan se pasojat janë të pashmangshme sidomos në aspektin ekonomik, ndaj i kërkon qeverisë marrjen e masave sidomos për familjet e varfra shqiptare, që është jetike.

Meta përmend edhe paralajmërimin e FMN për rënien e ekonomisë, duke theksuar se duhet të punohet edhe për përballimin e skenarëve të ndryshëm të pasojave serioze në ekonominë kombëtare.

Mesazhi i Metës

“Të dashur qytetarë,

Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të coronavirusit.

Kjo do të shkaktojë një frenim të rritjes ekonomike dhe humbje serioze në mënyrë të veçantë në sektorin e fasonëve, turizmit, shërbimeve dhe biznesit të vogël.

Natyrisht që prioriteti madhor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mbështetja me fondet e domosdoshme për sektorin e shëndetësisë, si aktori kryesor në përballjen me pandeminë.

Por pasojat në ekonomi do të jenë objektivisht të pashmangshme, siç paralajmëron FMN dhe aktorët kryesorë të ekonomisë tonë.

Duhet të bëhet gjithçka për të përballuar skenarët e ndryshëm të ecurisë së kësaj pandemie nga ana mjekësore.

Por është jetike të punohet çdo ditë edhe për përballimin e skenarëve të ndryshëm të pasojave serioze në ekonominë kombëtare dhe jetën e çdo familjeje shqiptare, në veçanti të atyre më në nevojë. 🇦🇱

;

Të fundit