Flash News

KRYESORE

Situata me kriminalitetin dhe sigurinë në Shkodër, Voltana Ademi: Nuk jemi të qetë

Situata me kriminalitetin dhe sigurinë në Shkodër, Voltana

Situata e sigurisë publike në Shkodër është shumë e keqe dhe e rrezikshme. Deklarata është bërë nga vetë kryetarja e Bashkisë së  Shkodrës, Voltana Ademi.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “360 gradë”, ku ka ngritur alarmin për kriminalitetin në bashkinë që ajo drejton.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente.

Kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”,  tha Ademi.

Kujtojmë se në raportet e fundit Shkodra konsiderohet si një prej zonave me kriminalitetin më të lartë dhe më të rrezikshëm në vend, bashkë me disa prej qarqeve më të mëdha në vend.

Të fundit