Flash News

KRYESORE

Situata në dy spitalet COVID, sa pacientë janë në gjendje të rëndë

Situata në dy spitalet COVID, sa pacientë janë në gjendje

Nga të dhënat e përditësuara mbi situatën e koronavirusit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë njoftoi 6 pacientë të infektuar aktualisht janë në terapi intensive.

Në shërbimin infektiv (COVID 1) aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Ndërkohë sot humbi jetën një 60 vjecar nga Tirana, i cili vuante dhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Të fundit