Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Situata në Kakavijë dhe Kapshticë, paralajmëron ish-deputeti: Po rrezikohet katastrofë humanitare
Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj paralajmëron katastrofë humanitare nëse autoritetet greke dhe ato shqiptare nuk marrin masa sa i takon situatës së krijuar nga kaosi në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Biberaj shkruan se gra e fëmijë, e të sëmurë po presin për ditë me radhë në makinë të kalojnë kufirin, ndërsa askush nuk ka marrë masa për lehtësimin e situatës.
“Vazhdon situata tragjike ne Kakavijë dhe Kapshticë! Asnje masë apo ndihme konkrete nga te dy qeverite e Shqipërisë dhe Greqisë per te zgjidhur problemi! Gjate nates sportelet kane qene te mbyllura dhe jane hapur vetem tani ne mengjes! Nese nuk merren masa urgjente rrezikohet katastrofe humanitare
Te dashur miq,
Situata vazhdon te agravoje ne Kakavije dhe Kapshtice, pasi asnje mase nuk eshte marre per te zgjidhur problemin, si nga Qeveria e Shqiperise ashtu edhe nga Qeveria Helene.
Radha e makinave vazhdon deri ne 20 Km nderkohe qe vazhdojne dhe vijne qytetare te tjere per te kaluar kufirin. Qytetaret vuajne per ushqime, uje, dhe nuk ka asgjekundi tualete. Kjo situate, nese nuk merren masa urgjente, rrezikon katastrofe humanitare. Femijet, grate dhe burrat qe po presin me dite neper makina po kalojne nje situate stresi te papare. Zoti i ndihmofte se nuk po i ndihmon askush!”, shkruan Biberaj.