Flash News

KRYESORE

Situata nga koronavirusi, Meta dekreton ligjin për pajisjet mjekësore

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e ligjit që lidhet me situatën e krijuar me koronavirusin.

Përmes një njoftimi në faqen e presidencës, sqarohet se është drekretuar ligji për “pajisjet mjekësore”.

“Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 21/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë”, thuhet ne njoftimin zyrtar.

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se Shqipëria ka shënuar deri tani 174 raste me Covid-19 dhe 6 persona kanë humbur jetën.

Po ashtu Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin e pronave.

Sipas Kreut të Shtetit, “disa nene të këtij ligji duhen rishikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi përmbajtja e tyre në formulimin aktual cenon parimin e sigurisë juridike; bie ndesh me dispozita kushtetuese; rrezikon të krijojë tension kushtetues; si dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”.

Të fundit