Flash News

KRYESORE

Situata nga koronavirusi, Rama prezanton sot paketën e zgjeruar

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se sot do të prezantohet paketa e zgjeruar  e qeverisë, lidhur me situatën nga koronavirusi në vend.

 

 

 

 

 

Javën e kaluar Rama ka paralajmëruar se do të shpalosë një plan konkret për rifillimin e aktivitetit të disa bizneseve të mbyllur për shkak të izolimit prej koronavirusit.

Po ashtu ai tha se do të ketë masa lehtësuese edhe për lëvizjen e automjeteve private, por vetëm për qëllime pune apo shëndetësore.

Ndaj, pritet që sot në orën 19:00, kryeministri Edi Rama të njoftojë planin e ri për lehtësimin e këtyre masave, apo të riatdhesimit të shqiptarëve që kanë mbetur jashtë vendit.

Nga sot fasha orare e lëvizjes është zgjeruar deri në orën 17:30.

Të fundit