Flash News

KRYESORE

Situata politike në vend, LSI ankohet tek ambasadorët: Po spastrohet administrata publike

Situata politike në vend, LSI ankohet tek ambasadorët: Po spastrohet

Nënkryetari i LSI, Luan Rama njoftoi sot përmes një konference për shtyp se përfaqësues të LSI kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e BE, përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe OSBE.

Rama tha se përfaqësues të LSI i kanë shprehur ambasadorëve shqetësimin mbi situatën politike në vend dhe shkarkimet e punonjësve të administratës.

Pjesë nga fjala e Luan Ramës:

Një përfaqësi e drejtuesve të LSI dhe me drejtuesin Perit Vasili, nënkryetarin e LSI, Luan Rama dhe Klajda Gjoshën kemi zhvilluar një takim me përfaqësuer të ambasadës së SHBA, OSBE dhe ambasadorët europianë. Objekti i këtij takimi ishte informimi mbi situatën politike duke u ndalur konkretisht:  

-Së pari duke iu shpjeguar veprimin e kundraligjshëm të task-forcës ka nisur një spastrim nga administrata publike që e dokumentuam me dhjetra raste.

-Një çështje tjetër është ajo që ka të bëjë me shpërdorimin e strukturat e Policisë së Shtetit, e cila e fokusuar në fushatën politike ka lënë jashtë vëmendjes njerëzve me precedent penalë, me raste konkretë të dokumentuar, siç është rasti i Beratit, ai i Njësisë 2 apo i Lezhës. Një pjesë e mirë e këtij informacioni na ka ardhur nga vetë punonjësit e policisë.

-Një çështje tjetër është ajo e numëruesit të tretë i cili i takonte LSI për të mos u hedhur në short, pasi vetë KQZ e ka të përcaktuar qartë si ndahet shumica dhe pakica parlamentare. Kemi të bëjmë me një demostrim të dy qëndrimeve në kohë të ndryshme. Më konkretisht dua të them faktin që kur diskutohej në Kuvend çështja e vettingut, përfaqësues të PS nuk pranuan t'i jepnin PDIU përfaqësi dhe sot në KQZ mbajnë tjetër qëndrim. Këto janë një tjetër dëshmi e pafytyrësisë dhe hipokrizisë së atyre që thonë se duan të bëjnë shtet. Kjo situatë nuk na krijon asnjë lloj kohezioni por na motivon më shumë. Marrëveshja e tjetërsoi fushatën me shpresë se do ja dalin të gënjëjnë elektoratin. Qytetarët e dinë tashmë ku qëndron e keqja dhe ne i ftojmë nesër për të ndarë Shqipërinë e marr peng dhe kanabiste që shpreson se paratë e krimit dhe drogës mund t’i përdorë për të blerë votën.

Të fundit