Flash News

KRYESORE

Situata politike, Ngjela: Do të vijë qeveri teknike nga jashtë

Situata politike, Ngjela: Do të vijë qeveri teknike nga jashtë

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24 u shpreh se sipas tij lëvizjet e politikanëve shqiptarë kanë si qëllim destabilitetin në vend. Ai tha se qeveria teknike do të vijë nga jashtë Shqipërisë dhe se kanë nisur rekrutimet.

Sipas tij, me themelimin e qeverisë teknike do të nisë arrestimi i politikanëve të cilët janë kapur me vjedhje dhe këto dosje sipas tij kanë ardhur nga Amerika dhe janë të dokumentuara nga FBI-ja.

“Situata është në favor të progresit të reformës në drejtësi. Pala e të korruptuarve iku nga loja, iku vetë. Po ta shikosh me vëmendjen u eliminua shumë shpejt. Ndërkombëtarët janë në favor të reformës në drejtësi. Maxhorancën ata e kanë me vete. Rama nuk ka më fuqi”, u shpreh Ngjela.

Të fundit