Situata politike, Soreca takon raportuesen për Shqipërinë në PE: Së shpejti në Tiranë

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka zhvilluar një takim në Bruksel me eurodeputeten portugeze, Isabel Santos, e cila është raportuesja për Shqipërinë në PE.

Pas takimit, përmes një postimi në Twitter, Soreca ka treguar temën e bisedës me eurodeputeten, duke njoftuar edhe për vizitën e saj në Tiranë në shkurt.

“Diskutuam për situatën aktuale politike në vend, përfshirë përparimin në reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Përgatitjet janë duke vazhduar për vizitën e saj në Tiranë në 20-22 shkurt” shkruan Soreca në twitter.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Isabel Santos do të vizitojë vendin tonë para një vendimi të mundshëm për negociatat që pritet të merret në muajin mars.