Flash News

KRYESORE

Situata te Juventusi, Sarri "shkarkohet" nga tifozët

Situata te Juventusi, Sarri "shkarkohet" nga tifozët

Juventusi duhet të ndryshojë trajner, të paktën këtë mendojnë tifozët italianë të kampionëve të Italisë. Në një sonadazh të shpërndarë nga mediet italiane ata kanë votuar kundër teknikut aktual Maurizio Sarri.

3.5% e tifozëve besojnë se tekniku aktual do të qëndrojë dhe sezonin tjetër, ndërsa 35% votojnë për strategun e Atalantës, Gian Piero Gasperinin. Guardiola mbetet pas numrit një të bergamezëve. Spanjolli i "Qytetarëve" ka marrë 31% të votave.

Zidane ndodhet në listë me 11% të votave, Simone Inzaghi me 6.5%, ndërsa Max Allegri me 2.5% të votave. Tifozët nuk e duan Sarrin dhe kjo nuk është aspak pozitive.

 

Të fundit