Flash News

KRYESORE

Situatë dramatike, alarmi i OBSH: 200 milionë gra e vajza janë gjymtuar seksualisht

Situatë dramatike, alarmi i OBSH: 200 milionë gra e vajza janë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se mbi 200 milionë gra e vajza në mbarë globin kanë pësuar gjymtime gjenitale. 44 milionë e tyre janë nën moshën 14 vjeç.

Kombet e Bashkuara e konsiderojnë situatën dramatike, sa i përket këtij fenomeni. Somalia dhe Guinea janë vendet më të prekura nga kjo plagë shoqërore. 98% e grave nga 15-49 vjeç në Somali janë të gjymtuara, ndërsa në Guine 97 % e tyre.

Statistikat flasin se gjymtimet janë të përhapura kryesisht në 30 shtete prej të cilave në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi. Më së shumti ato kryhen nën moshën 15 vjeç dhe rreth 3 milionë vajza të mitura rrezikohen çdo vit.

Kjo është një praktike e cila nuk ka efekte terapeutike, por janë çështje me tepër zakonore, te cilat shkaktojnë dëmtime të rënda fizike, sterilitet, infeksione por edhe dëme psikologjike tek vajzat që i pësojnë. Kjo praktikë konsiston në qepje të organit gjenital të femrës derisa ajo të martohet.

Të fundit