Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
‘Situatë dramatike’/ Opozita i përgjigjet ftesës së Metës për takim
Opozita i është përgjigjur ftesës së Presidentit Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Reformës në Drejtësi dhe situatës aktuale politike.
Top Channel raporton se të martën Presidenti do të takohet në orën 09:00 krerët e partive jashtë parlamentare.
Më herët Presidenti Meta u dërgoi një shkresë të gjithë kryetarëve të partive që braktisën Kuvendin, për të diskutuar lidhur me situatën e rëndë politike në vend.
Në shkresë theksohej se për shkak të situatës dramatike në vend, takimi duhet të zhvillohet përpara datës 20 nëntor.