Flash News

KRYESORE

Situatë e frikshme te Milani, largohet dhe legjenda e klubit

Situatë e frikshme te Milani, largohet dhe legjenda e klubit

Nuk ka paqe te skuadra e Milanit, pasi krisjet janë shumë të thella. Emri i ri që pritet të largohet nga skuadra e "Djallit" është Paulo Maldini. Ai mund të ndjekë pas mikun e tij Zvonimir Boban.

Legjenda e klubit do të largohet me shumë mundësi, pasi Ivan Gazidis ka në dorë frenat e klubit. Ai largoi Boban dhe me shumë mundësi tani do të jetë radha e Maldinit.

Afrimi i Ralf Ragnick tregon qartë se të gjitha kompetencat do t'i kalojnë atij, pasi do të ketë në dorë skuadrën e "Djallit", por dhe pozicionin e drejtorit sportiv.

Të fundit