Flash News

KRYESORE

Situatë e rënduar e COVID-19, Shqipëria merr 30 respiratorë borxh nga Danimarka

Situatë e rënduar e COVID-19, Shqipëria merr 30 respiratorë

Numri i infektimeve të reja dhe viktimave nga COVID-19 vazhdon të jenë ende në shifra të larta dhe qeveria është detyruar të gjejë një zgjidhje alternativë për përballimin e situatës.

Mediat daneze raportojnë se vendi ynë ka marrë në përdorim 30 respiratorë nga Danimarka për të trajtuar pacientët që janë në terapi intensive në dy spitalet COVID.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Danimarkës, e cila thekson se respiratorët i janë dhënë borxh Shqipërisë. Ne do t’i përdorim për aq kohë sa do të na duhen dhe më pas do të rikthehen në vendin e origjinës.

Sipas raportimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 201 pacientë me koronavirus, nga të cilët 17 janë në terapi intensive dhe 8 të intubuar.

 

Të fundit