Flash News

KRYESORE

Situatë e rënduar në Shkodër, mbi 2050 ha tokë nën ujë

Situatë e rënduar në Shkodër, mbi 2050 ha tokë nën

Situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës vijon të jetë e rënduar. Pas inspektimeve të bëra, bashkia Shkodër njofton se sipërfaqja që ndodhet nën ujë ka arritur mbi 2050 Ha. Bashkia thotë se pavarësisht kërkesës së bërë nuk ka marrë ende asnjë përgjigje nga qeveria për shpalljen e emergjencës civile në këto njësi.

Situata e përmbytjeve

Në njësinë Administrative Dajç janë mbi 560 ha tokë e përmbytur. Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 200 ha, fshati Shirq 200 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 60 ha, fshati Dajç (kënetë) 60 ha, fshati Darragjat 40 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Kalimi i rrugës bëhet i mundur me mjete të larta. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera.

Në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje dhe në fshatin Mushan 4 familje.

Në njësinë Administrative Ana e Malit situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar. Në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha.

Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia Administrative Bërdicë: Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 170 ha tokë e përmbytur, fshati Trush 70 ha, fshati Bërdicë e Madhe 50 ha dhe fshati Bërdicë e Sipërme 50 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 120 Ha tokë, në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.

Edhe në zonën e Livadheve janë të përmbytura 50 ha. Ndodhen 6 shtëpi me prezencë uji rreth tyre. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.

Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

 

Të fundit