Flash News

KRYESORE

Situatë e rënduar pandemike në Lushnje, COVID pezullon punën e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore

Situatë e rënduar pandemike në Lushnje, COVID pezullon punën

Situata pandemike në vend vijon të jetë e rënduar teksa së fundmi ka prekur edhe institucionet në qytetin e Lushnjes.

Instituti i Sigurimeve Shëndetësore në Lushnjë ka pezulluar aktivitetin e tyre për shkak të infektimit të punonjësve.

Sipas raportimeve, një punonjëse e këtij institucionin ka rezultuar pozitive me COVID-19, çka ka çuar në karantinimin e punonjësve të tjerë të cilëve u është bërë tamponi dhe pritet përgjigja e analizave.

Momentalisht të gjithë punonjësit e këtij institucioni ndodhen në shtëpi, ndërsa do të jenë rezultatet e testit ato që do të vendosin nëse do të rifillojë apo jo puna.

Të fundit