Flash News

KRYESORE

Situatë e tensionuar në oborrin e Kuvendit, Halit Valteri përplaset me Gjiknurin: Më kërcënoi!

Situatë e tensionuar në oborrin e Kuvendit, Halit Valteri

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri ka replikuar ashpër me deputetin e PS-së, Damian Gjiknuri në ambientet e jashtme të Kuvendit. Shkaku për përplasjen verbale midis tyre ka të bëjë me votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor gjatë seancës së sotme.

Sikurse shihet edhe përmes fotove të mëposhtme, kamerat kanë kapur momente tensioni mes palëve në oborrin e Parlamentit.

Pas një debati me njeri tjetrin, Valteri është larguar, mirëpo një fjalë e thënë nga Gjiknuri ka bërë që ai të kthehet sërish dhe në këtë moment ka ndërhyrë Garda e Republikës për t’i ndarë, me qëllim evitimin e një përplasjeje fizike.

Në njër prononcim për mediat më vonë Valteri u shpreh se debati ka ndodhur pas një telefonate me kërcënime ndaj tij dhe familjes.

"Provokimet e Gjiknurit dhe çunave problematike, as më hynë as më dalin. Unë nuk jam në idiot që të dal nga seanca dhe ti drejtohem një deputeti, me telefonoi dhe me kërcënoi.

Më tha që 'nuk më njeh, mos u merr me mua'. Gjiknuri është në Pazar të plotë me bandat dhe krimin. I bëj thirrje të tërheqin këtë qen bir qeni pasi unë dhe familja ime e kemi treguar si i trajtojmë mbeturinat.Si ta duan në parlament, jashtë parlamentit, me një Valter nuk merret dot. Nuk e krahasojmë Ahmet Zogun me Gjiknurin, që si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ka vjedhur 100 milionë euro dhe i merr nga 5 milionë euro Guruja sa herë që vjen dhe i takon gruan.

PS ka blerë deputetë për të kaluar Kodin e ri zgjedhor. Kjo parti me fekale do të përfundojë me 30 deputetë. ", tha Valteri.

Të fundit