Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Situatë emergjente në Bahamas, mbi 2500 të zhdukur dhe mijëra të pastrehë
Përveç shkatërrimeve të mëdha, uragani Dorian ka shkaktuar edhe tragjedi në njerëz në Bahamas. Shërbimet e emergjencës në ishujt kanë regjistruar 2,500 persona të zhdukur.
“Deri më tani, janë rreth 2,500 persona të regjistruar nga Qeveria e Bahamasit të zhdukur”, tha zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave, Carl Smith. Autoritetet parashikojnë numër mjaft të madh të vdekurish, pasi numri i personave të zhdukur do të përditësohet sërish.
Për më tepër që mijëra persona të tjerë kanë nevojë për ndihmë. Zonat më të shkatërruara si pasojë e uraganit janë Abakos dhe Grand Bahama, ku në këto ishuj rreth 76 mijë persona për shkak se u janë shkatërruar shtëpitë, nuk kanë ku të strehohen.