Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Situatë emergjente te urgjenca e QSUT, 8 mjekët japin papritur dorëheqjen. Reagojnë politikanët
Dorëheqja e 8 mjekëve të urgjencës për shkak të rëndesës dhe kushteve në të cilat punojnë te urgjenca e QSUT ngjalli reagimin e politikanëve.
Ata kanë firmosur dorëheqjen dhe ia kanë dërguar Ministres së Shëndetësisë. Mësohet se Zv. Ministrja Mira Rakacolli po zhvillon një takim me mjekët të cilët duan të largohen.
Mjekët që kërkojnë dorëheqjen janë: Petrit Gjorgji, Elton Calliku, Besmir Kocia, Etiomena Bracaj ,Jonida Kito, Petrit Vargu, Afrim Yzeiraj, Eqerem Hasani.
Letra e mjekëve:
Drejtuar;
Enkelejd Joti Drejtori i QSUT
Për dijeni; Znj. Ogerta Manastirliu Ministre Shëndetësisë
Edi Rama
Kryeministër i Shqipërisë Z.Ilir Meta President i Shqipërisë
Kërkesë
Në kuadër të situatës së krijuar në Urgjencës e QSUT, ku;
- Kushtet e punës për stafin nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënës-punëmarrës
- Ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar mbi 48 orë në urgjencë për mungesë vendesh në pavionet e tjera në kundërshtim me urdhrin
- Mos zbatimi i urdhrave të tjerë të nxjerrë nga drejtoria nga shërbimet e tjera që reflektojnë mbingarkesën e urgjencës
- Në këto kushte ku për shkak të mbingarkesës, e cila nuk lidhet me punën e mjekëve por të shërbimeve;
Tërhiqemi nga pozicioni i punës duke respektuar paralajmërimin sipas Kodit të Punës me 30 dite perpara.
Për këtë çështje ka reaguar dhe deputeti demokrat Bardh Spahia i cili është drejtuar drejt QSUT për të takuar nga afër mjekët e dorëhequr të urgjencës.
“Është tronditëse dorëheqja e mjekëve të Urgjencës së QSUT. Kemi patur gjithmone probleme me sistemin shendetesor, kemi patur mungesa dhe difekte, por kjo qeveri shkaterroi sistemin nga brenda. Kerkesat e mjekeve te urgjences jane te drejta. Ata kerkojne kushte normale pune, per te cilat qeveria i ka fondet, por ia jep miqve te Edi Rames. 4 konçesionet e Edi Rames ne shendetesi vlejne 400 milione euro, por mjeket nuk kane pajisje, kane paga te uleta, jane te pavleresuar. Doreheqja dhe eksodi jane dy alternativat e Edi Rames per shendetesine.”, shprehet Spahia.
Edhe Petrit Vasili i LSI-së ka reaguar për ngjarjen për të cilën bën përgjegjëse qeverinë.
“Shendetesia falas, mashtrimi kriminal i kryeministrit mashtrues. Mashtrimi me i pacipe qe shqiptareve ju eshte bere ndonjehere eshte shendetesia falas, qe premtoi me zhurme te madhe ky kryeminister. Me padijen e tmerrshme, tashme te njohur te tij,kryeministri nuk la budallallek pa thene per shendetesine,pasi dihet qe kupton "shume" nga mjeksia. Buxheti per 2018 kaloi dhe shendetesia dhe nuk eshte jo falas por eshte ne ditet e saj me te keqia. Kryeministri genjeu rende qindra mijra shqiptare. Duhet te iki ai sa me pare. Shendeti i njerezve nuk kurohet me mashtrime, por me modesti dhe kokeulje dhe kur nuk kurohet shendeti ky eshte KRIM. Në premtimin e PS-së që u fiksua edhe në programin e qeverisë 2013-2017 deklarohet reformë radikale. “Ne do të ofrojmë një mbulim universal për kujdesin shëndetësor për gjithë shqiptarët rezidentë ku asnjë individ të mos mbetet pa kujdes shëndetësor, sepse nuk disponon mjetet e nevojshme financiare. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm”, shkruhet në këtë program.”, shprehet Vasili.