Flash News

KRYESORE

S’iu bashkua mazhorancës për prishjen e Teatrit, batuta pa mikrofon e Ramës për Majkon: Pandi ka kokën e vet, por…

S’iu bashkua mazhorancës për prishjen e Teatrit, batuta pa

Ditën e djeshme Pandeli Majko ishte i vetmi deputet i Partisë Socialiste që nuk mori pjesë në votimin ku u rrëzua dekreti i Presidentit të Republikës dhe që i hap rrugë prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Pas vendimit të Majkos ironizoi kryeministri Edi Rama. “Panorama” ka zbardhur batutën e Ramës pa mikrofon. “Pandi ka kokën e vet…por të paktën e ka”, është shprehur Rama.

Sapo 73 deputetë të tjerë iu bashkuan votës së tij, kryeministri Rama u ngrit në këmbë dhe nisi të zgërdhihej me Majkon, i cili këtë herë qëndroi në sallë dhe nuk u largua gjatë procesit të votimit.

Pas këtij gjesti, Rama u ul sërish në karrige derisa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi mbylljen e seancës plenare.

Të fundit