Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
S’iu bashkua mazhorancës për prishjen e Teatrit, batuta pa mikrofon e Ramës për Majkon: Pandi ka kokën e vet, por…
Ditën e djeshme Pandeli Majko ishte i vetmi deputet i Partisë Socialiste që nuk mori pjesë në votimin ku u rrëzua dekreti i Presidentit të Republikës dhe që i hap rrugë prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Pas vendimit të Majkos ironizoi kryeministri Edi Rama. “Panorama” ka zbardhur batutën e Ramës pa mikrofon. “Pandi ka kokën e vet…por të paktën e ka”, është shprehur Rama.
Sapo 73 deputetë të tjerë iu bashkuan votës së tij, kryeministri Rama u ngrit në këmbë dhe nisi të zgërdhihej me Majkon, i cili këtë herë qëndroi në sallë dhe nuk u largua gjatë procesit të votimit.
Pas këtij gjesti, Rama u ul sërish në karrige derisa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi mbylljen e seancës plenare.