Sizmiologu apel qytetarëve: Kthehuni në shtëpi, mos u besoni njoftimeve të rreme

Sizmiologu Rrapo Ormeni u ka bërë apel qytetarëve të rikthen në shtëpi pasi lajmi që qarkullon në rrjetet social nuk është i vërtetë.

Ormeni deklaroi se tërmeti nuk mund të parashikohet as në Shqipëri dhe as në vende të zhvilluara të botës. Ai theksoi se qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi janë mashtrime që bëhen nga njerëz dashakeqë.

“Ky është thjesht një mashtrim nuk mund të parashikohet tërmeti. Janë lajme mashtrimesh. Ndërsa tërmetet 4 deri 5 janë normale, për të vendosur në ekuilibër zona sizmologjike ku u ndje tërmeti kryesor. Këto janë lëkundje të lehta dhe nuk shkaktojnë ndonjë dëm të madh. Do të ketë edhe pas-goditje. Nuk do ket6ë më lëkundje të madhe 5.8. Lëkundje të vogla do të ketë, por nuk do të ndihen, janë pa rrezik për qytetarët”, deklaroi sizmologu Ormeni ne nje lidhje me News 24.

Nje numer i madh qytetaresh ne Tirane dhe Durres kane dale nga shtepite e tyre, pas perhapjes se nje lajmi se neoren 23:30 vendi do te goditet nga nje termet i fuqishem.