Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“S’je më ime bijë!”, historia e dashurisë së Rovit nga Veriu me djalin nga Italia
Nga Xhuliana Jakimi
“S’je më ime bijë”, kështu i tha zonja Muzie Rovenës, kur zbuloi se e bija është në një lidhje me një djalë italian. Rovi është vajza 23-vjeçare nga Dibra. Në moshën 8-vjeçare nisi një jetë të re bashkë me familjen në Modena të Italisë, por që traditat shqiptare i ndjekin edhe sot. Mentaliteti dibran u bë pengesë në lidhjen e të rinjve, që për një vit nuk u pranua nga familja.
“S’kishte çuna të tjerë? Si do shkojmë ne në Shqipëri. Çfarë do thonë njerëzit?! S’je më ime bijë”, këto janë disa nga fjalët e së ëmës që Rovi i ka ngulitur në kokë kur zonja Muzie zbuloi lidhjen e saj. Lidhja s’u prit mirë nga familja e Rovit. Kjo për shkak se Françesko nuk ishte shqiptar dhe jo i besimit islam.
“Dashuro pavarësisht rrethanave”, është mesazhi që çifti jep për të dashuruarit këtë “Shën Valentin”.
Intervista me Rovena Manin dhe Françesko Lauriola:
Si u njohët?
Rovi: Njohja jonë ka qenë rastësore. Teksa Françesko po kryente praktikën në universitetin tim, (stomatologji), më tërhoqi vëmendjen për kujdesin që tregonte dhe për paraqitjen. Po e shihja dhe njëkohësisht po i buzëqeshja…. Dhe reagimi i tij ishte reciprok. Pastaj u prezantuam, filluam të dilnim me njëri-tjetrin, të njheshim.
Françesko:
Nuk e dija në ishte diçka e mirë apo e keqe, por më pëlqente buzëqeshja e saj. Kur një person qesh shumë, shpeshherë thonë se buzëqeshja është në mendjen e budallenjve. Por kur e njoha kuptova që Rovi gëzonte vlerat që shumë vajza italiane i kanë humbur, kultin e familjes. Pastaj kur e njoha kuptova që buzëqeshja ishte pjesë e karakterit të saj dhe jo se ishte idiote (qesh)
Kur e zbuloi familja lidhjen tuaj si reagoi?
Rovi: Familja e mori vesh në një moment jo të duhur. Një mbrëmje, ashtu siç bënte zakonisht Françesko më përcolli deri poshtë pallatit. Teksa po më jepte puthjen e mbrëmjes, mami na pa. Kur u ngjita sipër nisi të më kërkonte llogari… por pasi i tregova reagoi shumë më keq.
“S’je më ime bijë”,-më tha. “S’do kem fytyrë me u dal para familjarëve të mi…si do e çoj në Shqipëri...”, po më thoshte e acaruar. Patëm debate të shumta në familje, dhe ishe mami ajo që e mohonte kategorikisht lidhjen tonë. Me Françeskon sillej shumë keq. Edhe pas disa muajsh kur i thamë që do e zyrtarizonim lidhjen, që të njiheshin familjet, ajo nuk pranoi. “Kurrë”, më thoshte.
Ndërsa unë shkoja në shtëpinë e Françeskos në Pulia. Janë familje e mrekullueshme, shumë të dashur. E respektojnë njëri-tjetrin dhe kanë pothuajse të njëjtat tradita si ne.
Në ç’moment u bind mami për ta pranuar Françeskon si dhëndër?
Rovi: “Unë me bukë e ti me gur”, i thonë. Falë durimit të Françesos, pas një viti, pasi e kuptoi që ne ishim bërë për njëri-tjetrin. Ishte zgjedhja ime dhe duhej ta kuptonte.
E mendon ndonjëherë kthimin në Shqipëri?
Rovi: Jo! Asnjëherë… Tashmë unë kam punën time në Itali (stomatologe), po rritem dalëngadalë profesonalisht. Nuk e mendoj të ndërtoj edhe njëherë jetën nga e para në Shqipëri. Nuk pështatem dot.

Pas 4 vitesh njohje si ka evoluar lidhja juaj? Do ndryshonit diçka nëse do ktheheshit pas?
Francesko: Kanë kaluar 4 vite dhe kam menduar për diçka më shumë. Megjithatë ne shpeshherë i shohim gjërat në këndvështrime të ndryshme dhe kemi përplasje. Unë jam më i qetë, dua t’i marr gjërat serizosht e ngadalë. Rovi është më impulsive. Megjithatë edhe nëse do të kthehesha pas nuk do të ndyshonte asgjë.
Françesko, për çfarë keni studiuar dhe ku punoni aktualisht?
Françesko: Jam diplomuar për elektronikë. Kam punuar në fabrikë, siç bëjnë shumica e të rinjve në Itali të këtij profesioni. Dukeqenëse është diçka mekanike, është shumë e lodhshme. Pastaj nisa të mendoj diçka tjetër… Mua fotografia më ka pëlqyer gjithmonë. Ndaj vendosa që t’i futem artit të fotografisë. Një arsye më shumë ishin dhe udhëtimet e mia të shumta. Me kursimet e mia bleva pajisjet që më duheshin dhe nisa t’i përdor. Hodha një hap shumë të vështirë. Lashë një punë të sigurtë për t’iu dedikuar pasionit tim.
Puna e parë si fotograf me pagesë ishte martesa e një miku tim. Rovi më shoqëronte në çdo martesë që bënte. Në eksperiencat e mia të para ishte gjithmonë pranë meje.
Më fol pak më shumë për udhëtimet e tua, për videot që realizon?
Gjatë gjithë kohës kur unë filmoj, flas në video, përshkruaj atë që shoh. Pastaj kur bëj montazhin, i dëgjoj me vëmendje, i zbardh dhe i rrëfej.
Ç’mendon për shqiptarët?
Françsko: Në Itali janë shumë sterotipe për shqiptarët, se janë hajdutë, kriminelë, trafikantë. Por kur e prek realitetin, sheh përtej sterotipeve të krijuara.
Kur ishim në Sarandë këtë verë, ne na duhej një numër celulari shqiptar. Pasi e pyetëm, një zotëri i moshuar na shoqëroi në këmbë për disa minuta deri te dyqani i kompanisë celulare. Ne nuk kishim pasaportë me vete, dhe zotëria u tregua i gatshëm që me mjetin e tij identifikues të merrte numrin për ne. Mbetëm të befasuar nga gjesti. Një tjetër ngjarje që më është ngulitur teksa udhëtonim nga Saranda në Vlorë. Kishim në furgon një person që kishte qenë për vite në burg dhe ishte shumë i lumtur. “Po shoh dritën e diellit”,-na thoshte. Gjatë ndalesës, u ulëm në lokal dhe na qerasi pse kishte dalë nga burgu. Ai e pa që ne ishim të huaj në Jug dhe pa shkuar akoma në shtëpinë e tij, kontaktoi një të njohur dhe na siguroi hotel.

Cfarë të ka bërë përshtypje në Shqipëri?
Më pëlqejnë vlerat që familjet shqiptare i trashëgojnë. Në familjet shqiptare, flas për ata që unë kam patur mundësinë të takoj, janë shumë të bashkuar. Italianët janë më të ftohtë.
S’më pëlqen as fakti që në zonat e veriut, burrat janë shumë më dominantë se gratë. Nuk më pëlqen fakti që në Shqipëri abuzojnë me kafshët. Nga veriu në jug kam parë kafshë të keqtrajtuara. Kujtoj arinjtë e lidhur me litar. Restorantet me kafshë të lidhura vetëm e vetëm për të kënaqur fëmijët.
Një mesazh për të dashuruarit?
Dashuroni pavarësisht rrethanave. Veç dashuria thyen çdo pengesë./Politiko.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38