Flash News

KRYESORE

Sjellja e qëllimshme për të marrë karton, UEFA dyfishon dënimin për Sergio Ramos

Sjellja e qëllimshme për të marrë karton, UEFA dyfishon

Futbollisti spanjoll i Realit të Madridit, Sergio Ramos, është ndëshkuar ashpër nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, pas kartonit të verdhë që mori qëllimisht në minutat e fundit të ndeshjes së Champions League kundër Ajaksit.

Mbrojtësi i "Los Blancos", i cili veproi me ndërgjegje të plotë se do të dënohej nga arbitri, u ndëshkua me 2 ndeshje.

Sergio Ramos kishte menduar se do të ezauronte rrezikun për kartonat, me synimin për të qenë në ndeshjet e tjera të Realit të Madrid, me vetëdijen se “galaktikët” e kishin hipotekuar kualifikimin me Ajaksin. Por, UEFA e ka ndëshkuar duke u bazuar edhe në rrëfimin e vet lojtarit pas ndeshjes, duke i vendosur jo një, por dy ndeshje dënim.

Kapiteni i Realit do të mungojë në sfidën e kthimit ndaj skuadrës nga Amsterdami, që do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, si dhe në ndeshjen e parë çerekfinale, në rast se iberikët do të kualifikohen sipas parashikimeve.

Të fundit