Flash News

KRYESORE

“Sjellje e pakuptimtë e BE”, Rama ankohet në OKB për izolimin e Kosovës

“Sjellje e pakuptimtë e BE”, Rama ankohet në OKB për

Kryeministri Edi Rama në fjalimin në Samitin e Kombeve të Bashkuara i drejtoi një thirrje BE për të lejuar liberalizimin e vizave me Kosovën. Gjithashtu Rama i kujtoi Serbisë se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm.

“Miqtë tanë serbe duhet të njohin pavarësinë e Kosovës, dhe të njohin realitetin, si e njëjta bazë. E dashur Serbi! Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm. Bëni histori për veten edhe për botën duke ardhur në realitet. Po ashtu me rëndësi që Kosova të bëhet pjesë e organizatave rajonale. Shpresa ime e sinqertë që Ballkani Perëndimor të arrijë të shkëputet nga e kaluara.

Është e pajusfitikuar që Kosova me 2 milionë banorë është popull i izoluar nga rrjeti i regjimit të liberalizimit të vizave.

Nga 2014 shumë njerëz ju shtuan bashkësisë të njerëzve që do të hyjnë në BE pa viza. BE po mban peng 2 milionë njerëz që mbten të angazhuar. E dashur BE ndaloje këtë gjë të pakuptimtë”-tha në fjalën e tij kryeministri Rama.

Të fundit