Flash News

KRYESORE

“S’jemi kundër projektit”, Rama injoron protestuesit e “Unazës së Re”: Shfaqje e agresivitetit antizhvillim

Ndërsa prej 15 ditës banorët e “Astirit” te “Unaza e Re” kanë protestuar kundër projektit për zgjerimin e këtij aksi, pa u dëmshpërblyer më parë me vlerën e tregut për pronat e tyre, kryeministri e cilëson tubimin e tyre një “shfaqje e agresivitetit antizhvillim”.

Në një replikë me komentuesit në rrjetet sociale, Rama injoron deklaratat e banorëve, të cilët kanë përsëritur vazhdimisht se nuk janë kundër projektit, por se autoritetet duhet t’i dëmshpërblejnë më parë për pronat e tyre që janë në proces legalizimi.

“Shfaqja e agresivitetit antizhvillim tek unaza e re është pasqyra e mendësive te se shkuarës në rrumpallë, s’ka asnjë lidhje me pasqyrën e qeverisjes!”, i përgjigjet Rama një komentuesi, i cili i shkruan se pasqyra e kësaj jave në përmbledhjen javore të ERTV është Unaza e Re.

Replikat: 

 

Të fundit