Flash News

KRYESORE

“S’ka bir nëne e bir…”, Tahiri: Ku ndryshon shprehja ime nga fraza e Ramës

“S’ka bir nëne e bir…”, Tahiri: Ku ndryshon

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka komentuar sërish shprehjen e tij pas daljes nga seanca plenare, ku tha se nuk ka bir nënë dhe bir k****e që e ndalon atë nga zbardhja e së vërtetës rreth akuzave për bashkëpunim me grupin e Halilajve.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” Tahiri tha se nuk e ka kopjuar shprehjen e Ramës në kohën kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës [shih videon 2].

“Unë nuk kopjoj askënd dhe kjo nuk ka lidhje me shantazhe apo kërcënimë që thoni ju. Këto janë dy shprehje të cilat unë i përdor për të shprehur më mirë veten time në raport me të tjerët dhe jo për të kopjuar njeri. Është shumë e parëndësishme për mua që ta di se kush e ka thënë si fjalë përpara meje”, u shpreh Tahiri.

Gjithësesi, gazetari Çani i kërkoi Tahirit ta pranonte se fraza e tij ishte e njëjtë me atë të Ramës, në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës.

Më poshtë gjeni shprehen e Tahirit:

https://www.youtube.com/watch?v=2qYWGcNYqdo

Më poshtë gjeni shprehen e Ramës duke filluar nga minuta 3-10:

https://www.youtube.com/watch?v=PUhzu6K16n0

Të fundit