Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
S'ka karton jeshil pa lista të hapura, Rudina Hajdari "sfidon" qeverinë dhe opozitën: Dy arsyet pse firmosa marrëveshjen
Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari është shprehur kategorike përsa i përket firmosjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Në një intervistë për “Çim Peka LIVE”, Hajdari thekson se pavarësisht se nuk ishte dakord, ajo firmosi për dy arsye kryesore, ndërsa sipas saj dhënia e një “kartoni jeshil” në parlament nuk ka për të ndodhur nëse pjesë e kësaj marrëveshje nuk janë elementët shtesë, sikurse listat e hapura.
“Nuk isha dakord por firmosa. Unë firmosa sepse, e para kjo marrëveshje ktheu PD dhe LSI-në brenda sistemit dhe së dyti për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Unë e bëra zgjedhjen time, duke vendosur interesat e vendit përballë interesave të mia personale. E di që kjo gjë nuk ndodh shpesh në Shqipëri por kjo është arsyeja pse unë e bëra”, ka thënë Hajdari.
E pyetur se nëse do ta votojë atë marrëveshje edhe në Parlament, Hajdari ndër të tjera përgjigjet:
“Kategorikisht unë kam thënë që kam kundër kësaj marrëveshje pa elementet shtesë siç është hapja e listave. Unë nuk do ta votojë këtë marrëveshje nëse nuk vendosen këto elementë shtesë. Mua më vjen çudi që një gjë që e kërkojnë rreth 80% e të gjithë shqiptarëve sikurse janë listat e hapura, nuk pranohet nga Basha dhe Rama.”