Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"S'ka kthim mbrapa", Rudina Hajdari e vendosur: Para se të heq dorë nga mandati, kam një detyrim
Për Rudina Hajdarin nuk ka kthim vendimi për të lënë mandatin e deputetit. Në një reagim të gjatë në Facebook, Hajdari shkruan se para se të heqë dorë përfundimisht, ka një detyrim ndaj atyre që e votuan.
“Do të takohem me ta, dhe do ta diskutoj me ta vendimin tim, sepse ndjej detyrim madhor ndaj tyre. Pra, ky është vendimi im, dhe janë studentët e sotëm që më frymëzuan të ndërmarr këtë hap. Prandaj them që nuk ka kthim mbrapa”, shprehet ndër të tjera Hajdari, ndërsa shton se e ka të vështirë të shikojë një të ardhme brenda një partie që sipas saj po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli.
Pa Kthim Mbrapa
Për t'i bërë jehonë fjalëve të Ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher, mbi politikanët që heqin dorë nga deklaratat e tyre “A lady is not for turning” dua të t’ju them se, ata që presin që unë të heq dorë nga deklarata ime do të zhgënjehen. Ndërsa ata që më kanë votuar e kanë në dorë të përcaktojnë të ardhmen time politike.
Por para se kjo të ndodhë më lejoni të ndaj me Ju disa gjëra. Ndërsa shihja ish-komunistët e “disidentë” të epokës së Hoxhës, që mblidheshin pranë sheshit të studentëve, në vendin e shenjtë ku u mposht sistemi komunist totalitar në Dhjetor 1990, më erdhën në mendje fjalët e historianit britanik John E. E. Dalberg-Acton të Shekullit të 19-të. "Pushteti ka prirje të korruptojë", si dhe “Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute".
Partia Demokratike, e cila themelua në atë kohë u krijua për të sjellë ndryshime shoqërore të sinqerta. Njëzet e tetë vjet më vonë, çdo parti e sotme është shumë pak më e mirë se ai regjim që u rrëzua.
Më datë 8 dhjetor nuk ishte e planifikuar që unë të merrja fjalën për të folur gjatë aktivitetit në Qyteti Studenti. Kërkova që të më lejohet të thoja dhe unë diçka. Fjala “Azem” u përdor mbi dhjetra herë, ndërsa unë, nuk isha aty për dekor, bashkë me vëllezërit e mi. E vërteta është që nuk kisha përgatitur ndonjë fjalim, sepse nuk e dija saktësisht as çfarë do ndodhte atë ditë, por e zhgjënjyer nga rrjedha që po merrte aktiviteti mora situatën në dorë duke kërkuar me këmbëngulje që të flisja dhe ashtu u bë.
Ndërkohë më pas, lexoj mediat që shkruanin se më paska dirigjuar Sali Berisha të flisja për tërhequr vëmendjen e studentëve. Ndokush mund ta merrte dhe si kompliment, por këtu ndahen njerëzit, nuk është ne karakteritin tim të më udhëzohen fjalët nga ndokush, qoftë ai Sali Berisha apo Lulzim Basha, dhe brënda partisë e dinë fare mirë këtë gjë.
Me përgjegjësi të plotë, mendova se dikush duhet të thotë diçka, me shpresën se gjesti ishte i duhuri dhe ashtu ndodhi.
Ndërsa flisja nga podiumi, në vetvete ndihesha e zemëruar se pse isha aty, dhe jo me studentët. Mendoja me vete, që personat që po i japin një nxitje për ta rrokullisur më në fund përbindëshin e korrupsionit në vendit tonë, janë larg këtij podium, dhe formoja fjalët që më dilnin nga brëndësia ime ashtu sikurse e mendoj edhe sot. Me shpirt isha me Ju, por fizikisht diku tjetër. Im atë do të kishte qenë po ashtu me Ju.
Por ama sot Shqipëria më shumë se çdo gjë tjetër, ka nevojë për një lëvizje jo partiake, dhe unë e respektoj qëndrimin tuaj apolitik, dhe e mbështes plotësisht këtë frymë. Duke shmangur përkatësinë politike them me bindje se, Ju do jeni në gjendje të ndërtoni një shoqëri civile të vërtetë pas kësaj lëvizje. Prandaj sa jeni në kohë merreni këtë kauzë seriozisht. Ata që ishin "fituesit" e viteve 1990 nuk mund të jenë më fituesit e viteve të ardhshme, pasi Koha është në krahun tuaj dhe epokat ndahen këtu.
Më duket me vend të përmend frazën e jashtëzakonshme të John Milton, mbi dëbimin e Satanait nga parajsa “Më mire do të preferoja të shërbeja në parajsë sesa të mbretëroj në ferr”, sepse drejtimi i një vendi që i ngjan ferrit nuk i duhet askujt.
Dua gjithashtu t’ju sqaroj se, heshtja ime këtë fundjavë erdhi si pasojë e takimeve të ndryshme, angazhimeve dhe deklaratave të shumta mbështetëse nga anëtarët e partive të ndryshme dhe njërëzve jashtë politikës, të cilët më kanë kontaktuar, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo, më kanë pyetur nëse kam ndërmend të ndahem nga Partia Demokratike për të formuar bllokun tim parlamentar. Por unë i qëndroj edhe një herë fjalëve të mia se, po e konsideroj me seriozitet dorëzimin e mandatit tim.
E kam vështirë të shikoj një të ardhme brënda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste. Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvijes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës dëri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh.
Megjithatë, para se të heq dorë nga mandati im, kam detyrim ndaj atyre që më qëndruan pranë gjatë kësaj kohe, ndaj atyre që më votuan. Do të takohem me ta, dhe do ta diskutoj me ta vendimin tim, sepse ndjej detyrim madhor ndaj tyre. Pra, ky është vendimi im, dhe janë studentët e sotëm që më frymëzuan të ndërmarr këtë hap. Prandaj them që nuk ka kthim mbrapa.
Rudina Hajdari
10 Dhjetor 2018
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38