Flash News

KRYESORE

S’ka më tregje gabi nëpër kryeqytet, bashkia vendos t’i transferojë në Shkozë

S’ka më tregje gabi nëpër kryeqytet, bashkia vendos

Bashkia e Tiranës synon që të grumbullojë të gjithë tregtuesit e veshjeve të përdorura nga tetë zona ku ata ushtrojnë aktivitetin sot nëpër kryeqytet në një treg të vetëm në zonën e Shkozës, pranë banesave sociale (Ish Fonder Mek).

Për këtë arsye, bashkia ka hartuar projektvendimin “Hapja e tregut publik të rrobave të përdorura për nxitjen e vetëpunësimit dhe tregtinë ambulatore të Komunitetit Rom dhe Egjiptian, në adresën rruga Ali Shefqeti, Njësia Administrative Nr.1, Tiranë”.

Sipas relacionit, që shoqëron projektvendimin, aktualisht, bazuar në një kërkim që ka bërë Bashkia, janë identifikuar tetë vende tregtimi të rrobave të përdorura, konkretisht:

– në rrugën e Kavajës, pranë mbikalimit në Unazën e Madhe (më shumë se 200 tregtarë);

– pranë urës te Pallati me Shigjeta (30 tregtarë);

-përballë Farmacisë 10 (50-60 tregtarë);

– në Laparakë pranë Poliklinikës Nr 7 (rreth 50 tregtarë);

-tek Instituti Bujqësor Kamëz (rreth 60 tregtarë);

-Pranë Shkollës së Bashkuar (20-50 tregtarë);

-në rrugën Vath Koreshi (20-30 tregtarë);

– pranë ish Stacionit të Trenit (200 tregtarë).

Në relacion thuhet se tregtimi i veshjeve të përdorura ka qenë shpesh objekt i ankesave të qytetarëve, ndërsa sipas Institutit të Shëndetit Publik përbën një ngarkesë të madhe mikrobiale në mjedis.

Bashkia thotë se ajo nuk synon t’i nxjerrë në rrugë tregtarët, por po u ofron formalizim dhe kushte tregtimi sipas standardeve të lejuara.

Projekti synon ndërtimin e një tregu publik me kapacitet 100-120 tregtarë ambulantë, me një vlerë totale investimi ndërtimi prej rreth 150 mijë dollarë me krijimin e kushteve të përshtatshme për tregtim. Zona më e përshtatshme është menduar në Shkozë, në rrugën Ali Shefqeti, ku Bashkia ka prona të saj... Artikulli i plotë në Monitor.al

 

Të fundit