Flash News

KRYESORE

S’ka negociata për këtë vit, reagon LSI: Ka vetëm një fajtor

S’ka negociata për këtë vit, reagon LSI: Ka vetëm

BE vendosi që  të mos ketë negociata këtë vit, duke e shtyrë për në qershorin e 2019-s mundësinë e çeljes së tyre për Shqipërinë e Maqedoninë.

Petrit Vasili, pas vendimit të vendeve anëtare të BE ditën e sotme, shprehet se ka vetëm një fajtor që la Shqipërinë jashtë BE-së dhe ai është kryeministri Edi Rama.

Reagimi i Petrit Vasilit:

“Kryeministri eshte ai fajtori i vetem qe na la jashte Europes,falenderimet jane idiotesira .

Kryeministri vendosi publikisht votbesimin e tij tek hapja e negociatave kete qershor.

Kete votebesim e humbi ne menyre tragjike per veten e tij.

Tani duhet te largohet sa me pare.

Urrejtja e gjithe shqiptareve bie mbi te.

Cdo falenderim idiot i tij dhe i idioteve qe e rrethojne eshte nje damke deficience dhe budalleku qe e ben edhe me qesharak.

Lexojeni vete cfare thoshte ne 16 maj 2018 per Euroneës per negociatat e qershorit.

"Ne duhet të hapim negociatat në Qershor, kjo është e gjitha dhe nuk na duhet asgjë tjetër. Për ne kjo është çështje jetë a vdekje, në kuptimin që hapja e negociatave do të thotë se ne po shikojmë drejt së ardhmes. Do të thotë kemi lënë pas të shkuarën”

Të fundit