Flash News

KRYESORE

"S'ka prova", Krimet e Rënda pezullojnë hetimet ndaj Agron Xhafajt

"S'ka prova", Krimet e Rënda pezullojnë hetimet ndaj

Prokuroria për Krime të Rënda ka pezulluar hetimet për Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj. Prokurori Përparim Kulluri ka firmosur pezullimin e hetimeve, duke kthyer dosjen në polici, për të kryer veprimeve të tjera hetimor.

Xhafaj po hetohej për përfshirje të mundshme në një rrjet trafiku ndërkombëtar droge.

Kujtojmë që çështja penale u çel pas akuzave të vlonjatit  Albert Veliu, i njohur si “Babalja”. Partisa Demokratike publikoi një materiali audio, ku një person i identifikuar si “bashkëpunëtori x”, fliste për një bashkëpunim të mundshëm me Xhafajn për të trafikuar hashash nga Shqipëria drejt Italisë.

Më vonë, personi në fjalë, u  mësua se personi ishte Albert Veliu, ish i dënuar për trafik droge. Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për të zbuluar nëse ishte vërtet përpara një rasti të trafikimit të narkotikëve. Por, pas shumë muajsh hetime, institucioni i akuzës nuk ka mundur të grumbullojë prova, mbi bazën e të cilave të ngarkojë me përgjegjësi penale ndonjë person, përfshirë këtu edhe vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm.

Të fundit